Bora Zemani do jetë e ftuar në sezonin e ri të “Më lër të flas” dhe sot vendosi të publikojë foton e parë me Donaldin. Foto menjëherë mori vëmendjen e të gjithëve dhe sidomos fakti që në intervistën e saj, Bora do flasë për herë të parë për lidhjen e tyre. Ndërkohë pas postimit të Borës, ka reaguar dhe Donaldi, i cili ka ripostuar në Instastory foton e tyre.
“Një hudhër për siguri”, ka shkruar aktori, duke treguar se ka frikë mos i marrin mësysh.
Gjatë intervistës që do transmetohet në 1 tetor, herë të parë Donaldi e Bora do të tregojnë historinë e njohjes së tyre dhe ribashkimin. “Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim sesa flisnim. Një fjalë të mirë nuk ja thonim njëri-tjetrit”, tregon Donaldi. Të pyetur nga Romeo sesi e rregulluan marrëdhënien Donaldi tregon se i shkroi ai i pari. Por më shumë na mbetet të zbulojmë më 1 tetor.