Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se Partia Demokratike e ka të pamundur të fitojë Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2023.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se PD ka shumë vite pa fituar në këtë bashki, teksa theksoi se e djatha tanimë është e copëtuar.
“Unë mendoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë beteja për Tiranën. Nëse doni ndryshim politik në 2025, duhet të ndryshojë Tirana. Unë mendoj që Tirana nuk do ndryshojë në zgjedhjet e 2023, dikush do thotë pse? Tirana ka 22 vjet që ende nuk e kanë marrë dot Tiranën.
Ka dhe një arsye tjetër. Ndarja administrative favorizon të majtën sepse me ndarjen administrative, fshatrat e majtë rrotull Tiranës i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës. Duke pasur parasysh që kemi një të djathtë të copëtuar, mendoj që shanset e të djathtës për të fituar Tiranën, janë zero”, theksoi juristi.