Raporti i Stresit me ish-të dashurën Keisi ka qenë gjithmonë shumë kompleks, me ulje-ngritje të shpeshta që ata i kanë bërë edhe publike.
Pak pasi po aludohej për një ribashkim, Stresi bëri dje një status ironik që dukej se po thumbonte Keisin. Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dikush e ka pyetur reperin: “A ka goca të mira a s’ka më?” Përgjigja e reperit ishte me spec pasi ai shkruan se është mësuar me mendjelehta, duke ndezur dyshime se ky ‘thumb’ i drejtohet ish-partneres së tij Keisit. “Normal që ka por nuk i sheh dot do punë puna për goca të mira se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”-shkruan ai.
Së fundmi ai ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës, ‘Thirr’. Ai ka shkëptur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/ Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur e miraton me gjestikulacioni atë që thuhet në këngë.
Krah videos Stresi ka shkruar: “Perlë”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta shohin si një tjetër dedikim, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që reperit thjesht t’i pëlqejë kjo këngë.
Pak javë më parë Stresi dhe Keisi rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që duket si dedikim për (ish) partneren. Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoj se do jetë gjithmonë pranë saj. Mes të tjerash në tekst ai thotë: “Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”
Sakaq, Keisi ka publikuar një video me këtë këngë në Instastory duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.
Kohët e fundit ish-çifti ka patur një marrëdhënie të tensionuar e madje nuk kanë munguar as ironizimet mes tyre. Stresi është shfaqur disa herë me vajza të ndryshme misterioze duke u shprehur se ai ka ‘disa të dashura’. Dhe e shkuara? “E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruante ai në një status javë më parë, referuar Keisit.
Nga ana tjetër, edhe Keisi është parë në shoqërinë e një djali misterioz për të cilin sqaroi më pas se janë thjesht miq. Ajo deklaroi se ditën që do jetë në lidhje dashuri do e thotë vetë teksa kërkon që personi në fjalë të mos shqetësohet më. (KLIKO)
Gjatë një intervistë në muajin gusht në prapaskenën e “Aplha Show”, ku Stresi ishte pjesëmarrës, ai u pyet nga gazetarët për look-un e tij. “Kujt ia dedikon këtë look sot?”- ishte pyetja që iu drejtua Stresit, i cili nuk i kurseu thumbimet në përgjigjen e tij. “Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”- u përgjigj Stresi, duke mos përmendur emra se cilës nga ish-partnereve i drejtohet. Megjithatë lidhje publike dhe e bujshme e Stresit është ajo me Keisin, me të cilën edhe u martua.