Ndërkohë që Gerard Piqué vazhdon jetën e tij me partneren e re pas ndarjes nga Shakira , këngëtarja kolumbiane mund të ndjekë gjurmët e futbollistit dhe, megjithëse nuk është konfirmuar, thuhet se ajo së shpejti mund të takohet me ish të dashurin e saj Antonio de la Rúa. Shakira kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte romacën me Gerard Pique. Pak javë më parë dhe pas një martese të gjatë dhe me dy fëmijë, këngëtarja dhe futbollisti u dhanë fund lidhjes. Pique nuk vonoi shumë për të gjetur një partnere, madje thuhet se ai tashmë ishte në lidhje me Clara Chia Marti kur ai ende nuk ishte ndarë nga Shakira. Dhe megjithëse ylli i Amerikës së Jugut po mendon vetëm për shërimin e plagëve dhe fëmijët, një ribashikim me De la Rua mund të ndodh.
Shakira dhe De la Rua kanë rënë dakord të takohen në Miami. Karina Lavícoli, nga programi televiziv argjentinas ” Socios del Espectáculo “, siguroi se djali i ish-presidentit Fernando de la Rúa dhe Shakira tashmë kanë pasur kontakte përmes telefonit dhe se Antonio është i gatshëm të ndihmojë kolumbianen në gjithçka që ajo ka nevojë, madje ata kanë rënë dakord të takoheshin në Miami. “Jam në gjendje të them se Shakira dhe Antonio de la Rúa kanë rifilluar kontaktet përmes telefonatave dhe takimeve të planifikuara për më vonë, sepse ajo po kalon një kohë shumë të vështirë. Kjo është një bombë !”, tha prezantuesja.
Shakira dhe De la Rúa kishin një lidhje prej më shumë se 11 vitesh, madje kolumbiani i kushtoi këngë, si ” Día de enero ” dhe të tjera. Disa javë pas lajmit për ndarjen e Piques me Shakirën, argjentinasi ka qenë në kontakt me ish të dashurën e tij dhe tani ata janë afër ribashkimit. E megjithëse janë vetëm thashetheme, vetë Shakira në një intervistë të fundit tha se për momentin nuk do të kërkonte partner, sepse duhej të priste “të shërojë plagët dhe pastaj të shoh se çfarë do të ndodhë”. A do të jetë De la Rua ai që do të ndihmojë në shërimin e asaj plage? Kjo mbetet për tu parë.