Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret ditën e nesërme gjatë një takimi të Këshillit të Trashëgimisë në Londër. Kështu tha në një deklaratë zyrtare Buckingham Palace, ndërsa Byroja e Parlamentit Britanik njoftoi se ai do t’i drejtohet popullit britanik në orën 20:00.Këshilli i Trashëgimisë do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Shën Jakobit dhe shpallja e Charles si mbret do të lexohet publikisht një orë më vonë nga jashtë rezidencës dhe më pas të nesërmen, në të gjitha provincat e Mbretërisë së Bashkuar. Kambanat e kishave kanë rënë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për nder të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë dje në moshën 96-vjeçare pasi qëndroi 70 vite në fron.Kambanat e Katedrales së Shën Palit dhe Abacisë së Uestminsterit në Londër, si dhe ato të Kullës Windsor, filluan të binin ndërsa Mbreti i ri Charles III ishte rrugës për në Londër nga rezidenca e tij Balmoral në Skoci.Kryeministrja britanike Liz Truss bëri homazhe për mbretëreshën e ndjerë sot në Parlament, duke përshëndetur “një nga udhëheqësit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë bota” dhe “diplomaten më të madhe” të Mbretërisë së Bashkuar.“Fjalët e saj të mençura na dhanë forcë në momentet më të vështira. Në momentet më të errëta të pandemisë na dha shpresë se do të takohemi sërish”, nënvizoi kryeministrja e veshur me të zeza, i cili do të pritet pasdite nga Mbreti Charles III. Me statusin e tij të ri si mbret, Charles mbërriti në Londër për t’u transferuar në Buckingham Palace. Në orët e para të pasdites ai u largua nga Kështjella Balmoral në Skoci ku i tha lamtumirë nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II.
Kambanat e kishës ranë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në nder të mbretëreshës Elisabeth, çfarë pritet të ndodhë nesër kur Charles të shpallet zyrtarisht mbret
Evi Kokalari publikon dokumente mbi lobimin e PD-së në SHBA: Kontrata me Continental synonte...
Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka rikthyer në vëmendje çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, duke publikuar dhe komentuar dokumente zyrtare...
“PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave”, Çupi: Opozita e destinuar të prishë punët...
Nga Frrok Çupi/
Procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë vendimtare, u theksua gjatë një mbledhjeje prej disa orësh...
Manovrat zikaltër/ Inter studion për një superblerje në verë; ka shpresa për Nico Paz
Tani kemi të bëjmë vërtet me një projekt apo diçka më shumë. Nëse në fillim të sezonit, te Interi kishte një pikëpyetje të madhe...
“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit”, batuta e Ramës shkakton debat në...
Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin e mbajtur dy ditë...
Shenjat e Horoskopit që do të gëzojnë gjatë këtyre ditëve
Nën ndikimin e tranzitit të Hënës nëpër Demi, ne kthehemi te natyra dhe kënaqësitë e thjeshta, dhe kjo bëhet çelësi për një ndjenjë të...
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi...
Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton...
Fundi i një epoke, Perez drejt largimit? Real Madrid në krizë, prishen hierarkitë brenda...
Real Madridi po përjeton një nga momentet më delikate të viteve të fundit. Brenda vetëm katër ditësh, skuadra madrilene u eliminua nga Superkupa e...
SKANDAL i MADH në Devoll/ Punonjëset e Postës i vjedhin 220 milionë lekë pensionistëve
Policia e Korçës ka nisur hetimet për dy punonjëse të postës së Bilishtit pas kanë vjedhur përmes falsifikimit të dokumenteve një sasi të konsiderueshme...
Aktori amerikan fotografohet me të dashurën 34 vjet më të re
Aktori amerikan Sean Penn 65-vjeçar u fotografua me të dashurën e tij Valeria Nicov, e cila është 34 vjet më e re se ai.
Ata...




















