Kapiteni i Izraelit, Natcho, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari i Partizanit të Beogradit është ndalur te fakti i stadiumit të tej mbushur. Ashtu siç raportoi edhe Sport Ekspres pak më parë, do të luajmë në shtëpinë e Izraelit që do të jetë “sold-out”. Për këtë arsye, Natcho ka pasur jo pak krenari.
“Një nga synimet tona për shumë vite ka qenë që të mbushim stadiumin dhe ja ku jemi. Tani puna do të jetë më e vështirë, që t’i mbajmë njerëzit me ne. Ky është synimi ynë kryesorë. Kemi dsia mungesa, por këtu ka lojtarë të tjerë të mirë që do të bëjnë punën e tyre si duhet. Gjithçka varet nga ne tani, të gjithë lojtarët janë gati dhe në formë. Kemi respekt të madh për Shqipërinë”, tha kapiteni i Izraelit.