Sara Hoxha, Sara e Ledrit dhe jo e Ledionit ka qenë e ftuar më herët në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj si dhe planet e afërta në karrierë.
Ajo u shpreh se plani më i afërt i saj është një projekt i madh në “Top Channel”, por tha se projekti është ende në diskutim e sipër dhe nuk ka ende asgjë të sigurt.
Edhe pse Sara nuk ishte e sigurt, duket se projekti i saj në “Top Channel” u finalizua me sukses.
Sara do të jetë njëra prej konkurrenteve të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”.Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Gati për të thyer rrjetin me kërcimet e saj, Sara Hoxha, influencer, nis rrugëtimin në #DWTS”, shkruhet në postim.Më herët, i vetmi informacion që Sara na dha ishte se projekti në të cilin do të merrte pjesë nuk ishte “Big Brother” pasi nuk e linte dot Poem vetëm për 3 muaj.
“Jemi në diskutime për një projekt, dhe ka mundësi të bëhemi shumë shpejt komshije aty tek Topi, por nuk është akoma e sigurt. Nuk është akoma e sigurt, nuk kam akoma informacione të të jap, por nëse do bëhet do jetë diçka nice. Jo “Big Brother” se Poin nuk e le dot vetëm për tre muaj”, ka thënë Sara.