Dashi
Dashi është një nga shenjat më me fat të horoskopit. Nëse një dash ka vështirësi në jetë, ai gjithmonë ka njerëz të gatshëm për ta ndihmuar. Kur diçka shkon keq, ai nuk bëhet pesimist sepse e di që herën e ardhshme do të kenë më tepër fat.

Demi
Fati dëshiron t’i japë demit shumë dhurata. Është mëkat që ai shpeshherë nuk është koshient për diçka të tillë. Nëse personat që i përkasin shenjës së demit, do të vepronin me zgjuarsi e maturi, ata do ta shfrytëzonin më së miri këtë fat.

Luani
Luani dashuron famën, paratë dhe respektin. Ai i kalon vështirësitë pa shumë përpjekje. Luanët shpesh ndërmarrin rreziqe dhe janë shumë kreativë në idetë e tyre. Ata janë një nga shenjat më me fat të horoskopit, por ndonjëherë e harrojnë këtë gjë.

Akrepi
Njerëzit që i përkasin shenjës së akrepit dinë të shfaqen në vendin e duhur në kohën e duhur. Ata gjithmonë marrin atë që duan. Kur fati i tyre mbaron, akrepat nuk inatosen. Ata nuk kanë frikë të ndërmarrin rreziqe, pasi e dinë që fati do t’i shoqërojë gjithnjë.

Peshqit
Peshqit zakonisht e kanë me fat çdo ditë të jetës së tyre. Ata nuk kanë frikë të rrëzohen pasi e dinë që do të ngrihen përsëri. Peshqit janë një nga shenjat më koshiente, pasi e dinë shumë mirë që kanë fat, dhe nuk humbasin asnjë çast për të përfituar nga ai.