Kompozitori nga Afrika e Jugut i filmit të animuar “The Lion King”, i cili takoi Meghan Markle në premierën e zhvilluar në 2019 në Londër, këmbëngul se nuk i kujtohet të ketë folur me Dukeshën e Sussex për Nelson Mandelën.
Deklarata e Lebohang Morake, vjen pas deklaratës në intervistën e fundit të Meghan, ku tha se një aktor afrikano-jugor nga kasti i versionit live-action të vitit 2019 të “The Lion King” e tërhoqi atë mënjanë gjatë premierës në Londër dhe i tha se “kur u martove në familjen mbretërore, ne u gëzuam në rrugë njësoj si kur Mandela u lirua nga burgu”.
Morake, emri profesional i të cilit është ‘Lebo M’, tha se ai foli me Dukën dhe Dukeshën e Sussex për më pak se një minutë në prezantimin e filmit për të cilin ai kompozoi muzikë në 2019.
Reagimi i kompozitorit vjen vetëm pak orë pasi aktori i vetëm afrikano-jugor i filmit i tha MailOnline se ishte i habitur nga deklarata e saj.
Dr John Kani dje mohoi se ishte ai që bëri komentet e diskutueshme, ndërsa edhe nipi i Nelson Mandelës sulmoi gjithashtu Meghan duke thënë se lirimi i gjyshit të tij luftëtar pas 27 vjetësh në burg nuk ‘barazohet’ me martesën e saj me një princ.
“Në të vërtetë unë isha në premierën e The Lion King 2019 dhe takova monarkët. Nuk mund ta komentoj këtë çështje siç ishte tre vjet më parë dhe nuk më kujtohen detajet e asaj bisede që zgjati më pak se një minutë, përveçse faktit se ata do shkonin në Afrikën e Jugut ose Botsvanë. Unë jam i vetmi afrikano-jugor i lidhur drejtpërdrejt me filmat “The Lion King” dhe me produksionet e Broadway”, i tha Morake MailOnline.