Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë Elbasan Gledjan Llatja dhe deputetë të Partisë Socialiste në përvjetorin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, kanë shërbyer një drekë për të moshuarit e Qendrës Sociale Balashe në Elbasan, për të dhënë shembullin e mirë dhe për të nderuar figurën e Nënë Terezës.
Në një status në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se:

“Në të gjitha mesazhet e Nënë Terezës dominon dashuria për njëri-tjetrin, kujdesi dhe solidariteti me ata që kanë më shumë nevojë. Prandaj sot, së bashku me Damianin, Gledin dhe deputetët e Bashkisë Elbasan zgjodhëm të vizitojmë dhe shërbejmë drekën në Qendrën Sociale Balashe në Elbasan.”
https://fb.watch/flUf6Bk5iR/