PSG do të përballet me Juventusin në ndeshjen e parë të Grupit H të Champions League me PSG -në e tij, por në prag të ndeshjes ishte e pashmangshme të mos flitej për rastin Pogba dhe akuzat per magji ndaj shokut te ekipit te Franca, Kylian Mbappe.
Deklaratat e vëllait të tij Mathias dhe ritualet e supozuara kundër tij, ylli i PSG ka theksuar se bashkëkombasi i tij e ka telefonuar dhe i ka treguar versionin e historisë. “Nëse e gjithë kjo mund ta ndryshoj marrëdhënien time me Paulin?”
“Jo, sepse sot preferoj t’i besoj fjalëve që më tha. Më telefonoi dhe më tregoi versionin e tij. Është fjala e tij kundër asaj të vëllait, por unë i besoj shokut tim për interesat e kombëtares. Ai tashmë ka disa probleme, nuk dua të shtoj të tjera”, ka theksuar francezi.
Mbappe foli më pas për duelin me Vlahovicin, kundërshtarin e tij në ndeshjen e së martës në mbrëmje: “Ai është një lojtar me cilësi të madhe, arriti të konfirmojë se është një nga më të mirët e kësaj gjenerate”.