Pronari i grupit Tesla, Elon Musk ka tërhequr më shumë se 1 milionë makina elektrike pasi dritaret e tyre elektrike kanë lënë një numër pronarësh me dorë e gishta të thyer, gjatë hapjes e mbylljes se xhamave.
“Mbyllja e dritares mund të ushtrojë forcë të madhe mbi dorën e shoferit apo pasagjerit deri sa të tërhiqet, duke shtuar rrezikun e plagosjeve”, thuhej në një njoftim të Tesla për administratën rrugore të SHBA. Defekti ka sjellë tërheqjen zyrtare të 1,096,762 automjeve – por falë teknologjisë së Tesla kjo do të riparohet vetëm me një përditësim të programit të tyre, shkruan Daily Mail. Tesla do të kryejë një përditësim të programit për ndalimin automatik të ngritjes së xhamave kur ata hasin në pengesa. Defekti përfshinte modelet 2017-2022 Model 3, 2020-2021 Model Y, e 2021-2022 Model S por kompania tha se nuk ishte në dijeni të kërkesave apo padive për aksidente apo plagosje nga ky defekt. Kjo nuk është hera e parë që Tesla përballet me probleme me xhamat e dyerve. Edhe në demonstrimin e famshëm publik në 2019, Musk u turpërua kur makinës së re të kompanisë Cybertruck i thyheshin xhamat tepër lehtë gjatë një demonstrimi në skenë.