Më 23 shtator Italia do rikthehet në aksion fillimisht kundër Anglisë në San Siro dhe më pas me 26 shtator kundër Hungarisë në Budapest, dy ndeshje për Ligën e Kombeve, por që trajneri Mancini do ketë shumë mungesa. Si të mos mjaftojë Chiesa, por edhe Insigne për arsye familjare këtë të hënë janë larguar edhe 3 futbollistë të tjerë nga grunbullimi me ‘axurrët’.

Kampionët e Europës në fuqi kanë humbur pjesë të rëndësishme si Marko Verrati, Mateo Politano dhe Lorenco Pelegrini, të cilët janë dëmtuar. Më herët, po për të njëjtën arsye, Spinazzola, ka njoftuar se nuk do jetë pjesë e kombëtares. Për ti zëvendësuar Mancini ka thirrur Salvatore Espozito të SPAL-it, Davide Fratezi të Sasuolos dhe Manolo Gabiadini të Sampdorias. Të tre lojtarët do të mbërrijnë në “Koverçiano” në orët e ardhshme.

Lista e plotë me futbollistët e grumbulluar nga trajneri Mançini.

Portierë – Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

Mbrojtës – Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Luiz Felipe (Betis), Paskuale Maxoki (Salernitana), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorë – Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Tomazo Pobega (Milan), Sandro Tonali (Milan), Salvatore Espozito, (SPAL), Davide Fratezi (Sasuolo);

Sulmues – Mateo Kançelieri (Lacio), Vilfred Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Çiro Imobile (Lacio), Manolo Gabiadini (Sampdoria), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluca Skamaka (Uest Hem), Alesio Zerbin (Napoli).