Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur.Cifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, ashtu si ka ndodhur dhe ditën e sotme ku ka ndarë me ne një selfie krah motrës së saj Jehona Dreshaj që është e njohur për publikun si një vajzë shumë e bukur dhe me hire perfekte. E për modelen duket se Jehona nuk është vetëm motra e saj, por dhe shoqja e saj më e ngushtë pasi kështu e ka cilësuar në postimin me të.

“Gjithmonë shoqja ime e ngushtë”

Bukuroshja së fundmi ka qenë në qendër të portaleve pasi ka qarkulluar një video ku ajo mohon origjinën e saj shqiptare, teksa e pyesin se nga vjen në një intervistë për kalimtarë në Amerikë, vendin ku ajo jeton. Top Albania Radio shkruan se për këtë shumë e kritikuan, por pa shumë zë, modelja vendosi të reagojë lidhur me këtë.

Teksa një komentues ka shkruar në mbështetje të Jehonës se ajo nuk e ka mohuar pasi nuk është pyetur për nacionalitetin, por për qytetin se nga vjen dhe ajo ju përgjigj ashtu siç duhej, kjo e fundit reagoi duke i bërë ‘replay’ një duartrokitje në formë miratimi për komentin.