Duka dhe Dukesha e Sussex kanë mbërritur në Gjermani ku do të shfaqen në një event të Invictus Games.Princi Harry do të mbajë një fjalim në Dusseldorf për të shënuar një vit, deri sa të mbahet konkursi në qytet.
Një pritje madhështore iu bë çiftit nga të pranishmit gjatë momentit të kalimit në tapetin e kuq.
Lojërat Invictus 2023 do të zhvillohen shtatorin e ardhshëm dhe Sussex-ët pritet të takojnë zyrtarë dhe konkurrentë të mundshëm përpara fillimit të tyre.
Sipas BBC duke mbajtur një fjalim në pritjen e bashkisë, duka tha se ishte i mbushur me entuziazëm nga fillimi i ndshjeve, të cilat do të zgjasin për një periudhë një vjeçare.
“Mezi pres të dëgjoj zhurmën e turmave, të ndjej adrenalinën e konkurrencës dhe të bashkohem me të qeshurat dhe madje edhe lotët, sigurisht të lumtura, ndërkohë që jemi dëshmitarë të ndryshimit të jetëve menjëherë më parë, sytë tanë”, tha Harry.
Duka themeloi Lojërat Invictus për të ndihmuar rehabilitimin e personelit ushtarak dhe veteranëve të plagosur e të sëmurë në të gjithë botën.
Pas pritjes çifti do të dërgohet përgjatë lumit Rhine në një shëtitje me varkë dhe më pas do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për Çmimet WellChild.