Fotografitë e Mbretëreshës Elizabeth II , shfaqnin shpesh atë teksa ajo udhëtonte me një makinë “Range Rover” të blinduar ose një “Bentley”. Elizabeth II zotëronte makinën e dytë më të shtrenjtë në botë, një “Bentley State”.Sigurisht, makina kishte disa specifika shumë unike, përveç faktit që mbante çiftin mbretëror më të famshëm në botë.

Në vitin 2002, Mbretëresha Elizabeth II mori si dhuratë një limuzinë Bentley State, me vlerë 10 milion £ (11.5 milion €, për të shënuar “Jubileun e Artë” të saj! Në atë kohë ajo ishte makina e dytë më e shtrenjtë në botë.Për t’u siguruar që monarkja ishte e sigurt në rast se automjeti sulmohej, ai ishte i pajisur me pajisje dhe specifika të ndryshme. Ai kishte goma të përforcuara me Kevlar për të mbrojtur rrotat nga thumbat e rrugës, një kabinë pasagjerësh rezistente ndaj shpërthimit dhe dyer të blinduara.

Përveç kësaj, pjesa e brendshme e Bentley-t mund të bëhej shpejt hermetike në rast të një kërcënimi ajror, si p.sh. një sulm me gaz kimik, ndërsa xhami dhe bagazhi i limuzinës u përforcuan posaçërisht për të mbrojtur pasagjerët nga shpërthimet aty pranë.Natyrisht, automjeti ishte përshtatur për shijen e Mbretëreshës dhe projektuar duke pasur parasysh komoditetin e monarkes. Për shembull, kabina e pasagjerëve ishte projektuar që të ishte sa më e dukshme, pasi Mbretëresha shpesh përshëndeste turmat e mbledhura ndërsa kalonte me makinë.Mbretëresha mund t’i paketonte në mënyrë të sigurt gjërat e saj dhe dyert ishin vendosur në një mënyrë të caktuar në mënyrë që ajo të mund të hynte dhe të dilte nga makina me lehtësi.Është marrë parasysh edhe lartësia e kabinës në mënyrë që mbretëresha të mos përkulej kur hynte në automjet. Për sa i përket dekorimit, sediljet e pasme ishin të zbukuruara me lesh qengji dhe kishin hapësirë ​​shtesë për këmbët.