Fjolla Morina ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Libero” në ATV. Ajo ka folur për periudhën kur ishte në paraburgim për 40 ditë.

‘Më ka bërë mirë’, habit Fjolla Morina,Fjolla është pyetur se si i ka kaluar ato ditë. Këngëtarja ka treguar se e ka kaluar kohën duke lexuar dhe duke bërë stërvitje.
“Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë? Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim”, është shprehur këngëtarja.