Beatrix Ramosaj ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit. Pas fotos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej në makinë me Donaldin, këngëtarja ka bërë sërish lëmsh fansat.

Beatrix ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet e kapur dorë për dore me dikë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Por ish-banorja e Big Brother VIP sqaron se ndodhet në makinë me kushërirën e saj.


“Motra ime nga zemra. Më në fund u ribashkuam pas një viti”, shkruan Beatrix.