Një episod i rëndë dhune, që e pësoi futbollisti Tedi Cara, ka ndodhur në ndeshjen e Superligës mes Kukësit dhe Partizanit që po luhet aktualisht në ‘Kukës Arena’.
Pasi realizoi një gol me goditje dënimi në minutën e 14, futbollisti i Partizanit u nis të festonte, por nga tribuna një shishe e ndërpreu në mes. Ajo e goditi futbollistin drejt e në fytyrë dhe për pasojë Cara e pati të pamundur të vazhdonte lojën, duke u zëvendësuar nga Cvetanovski.
Home Lajme Aktualitet ‘Mëkatoi’ me golin, tifozët e Kukësit godasin me shishe futbollistin e Partizanit!...