E vështirë, por jo e pamundur. Jorge Mendes, super agjenti i C.Ronaldo-s, është në garë me kohën për ti gjetur një skuadër yllit të tij. Në mënyrë befasuese, CR7 është refuzuar nga shumë klube, por Mendes vijon të besojë. Agjenti po qarkullon këto orë me kartonin e Ronaldo-s në dorë, në kërkim të një skuadër që luan në Champions.
The Sun sjell një prapaskenë të bujshme që mund të vihet në jetë në këto orë të fundit të merkatos. Mendes i ka ofruar shërbimet e sulmuesit portugez ekipit të Milan, por në këtë tratativë përcaktues është emri i Leao-s. Sulmuesi i Milan menaxhohet po nga Mendes, lojtar për të cilin Chelsea vijon të insistojë në këto orë të fundit. Ideja e Mendes është e qartë, kërkon të transferoj Leao te Chelsea, ndërsa Ronaldo-n te Milan, një goditje dyshe.
Nëse Laeo do të transferohej te Chelsea, Piolit do ti duhej një sulmues, në këtë pikë në skenë del Ronaldo. Milan do të paguante vetëm 80% të pagës së Ronaldo-s, 6-7 milionë euro. Në letër dhe në shifra kjo duket një lëvizje shumë e vështirë për tu vënë në jetë, por për sa kohë në lojë është Mendes, gjithçka mund të ndodh.