Në historinë e tenisit ka gjithnjë data historike. E tillë do të jetë edhe 15 shtatori, dita kur Roger Federer zyrtarizoi tërheqjen e tij nga sporti. Tenisti zviceran i dha lamtumirën e tij nga sporti.
Turneu i tij i fundit do të jetë ai i Laver Cup, fundjavën e ardhshme në Londër. Ky është eventi që tenisti zviceran e ka organizuar vetë dhe ku do të japë lamtumirën e tij.
Kjo do të jetë hera e fundit ë do të shohim në fushë Federer, tashmë 41 vjeç, që nuk luan prej më shumë se një viti. Ai fitoi 20 grand slam dhe 103 tofe në karrierën e tij. Pas anonçimit të lamtumirës, kanë ardhur edhe reagimet e para. Rafael Nadal përshëndeti rivalin historik me një mesazh tepër emocional.
“Do të dëshiroja që kjo ditë të mos vinte kurrë… është një ditë tepër e mërzitshme për mua personalisht dhe për tërë sportdashësit në botë. Ua thashë juve kur ne biseduam dhe tani po e shkruaj këtu. Ka qenë një kënaqësi por po ashtu nder dhe privilegj që t’i ndaja këto vite me ty, ku jetuam momente të mahnitshme brenda dhe jashtë fushës”- shkruajti Nadal në rrjetet sociale.
Po ashtu, një dedikim kishte edhe nga Lionel Messi. “Një gjeni, unik në historinë e tenisit dhe shembull për çdo sportist. Gjithë të mirat në etapën tënde të re, do na mungojë të të shohim në fushë duke na bërë të kënaqemi”, – shkroi Messi.