Ato ishin yjet e preferuar të ekranit të vogël për vitet 1990. Tori Spelling dhe Jennie Garth luajtën në serialin televiziv hit Beverly Hills 90210 dhe aty ishin dy mikesha. Tori Spelling ishte Donna dhe Jennie Garth ishte Kelly.

Por duket se marrëdhënia e ngushtë që ato kishin në emision ishte reale, pasi dy femrat kanë ruajtur një miqësi të fortë ndër vite. Së fundmi ata kanë bërë një paraqitje të përbashkët në Festivalin Muzikor HeartRadio, ku kanë ecur dorë për dore në tapetin e kuq dhe janë shfaqur me veshje të ngjashme.

Pamjet e tyre total black i përkasin markës Zhivago duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Tori Spelling zgjodhi një fustan të zi me lule të zeza, ndërsa Jennie Garth preferoi një jumpsuit të zi të plotë me prerje dhe lule të zeza të ngjitura në të.