Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka zhvilluar një takim me gazetarët që pasqyrojnë raportin e politikës së jashtme, ndërsa nuk i ka kursyer sulmet në drejtim të qeverisë.Në veçanti, i pyetur për deklaratën e Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së tij në Paris, se “ne presim që ata që kërcënojnë të vijnë brenda natës, të vijnë në dritën e ditës”, ministri i Jashtëm turk, sipas mediave turke, u përgjigj se “ne do të vendosim se kur dhe ku do të shkojmë”, duke lëshuar kështu një tjetër kërcënim të drejtpërdrejtë kundër Greqisë.
“Dukshmëria dhe arritjet e Turqisë në komunitetin ndërkombëtar e çmendin Greqinë. Prandaj edhe Greqia dëshiron të provokojë Turqinë”, ka shtuar Mevlut Çavusoglu.