Lionel Messi arriti dy rekorde të reja në Champions League, me golin e tij ndaj Maccabi Haifa. Argjentinasi për 18 sezone radhazi ka shënuar të paktën një gol në Champions. Ai është lojtari i parë në të gjithë historinë e kompeticionit që e ka arritur këtë.
Përveç kësaj, Messi është bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola ndaj rivalëve të ndryshëm (39 skuadra), duke kaluar Cristiano Ronaldon (ka shënuar ndaj 38 skuadrave kundërshtare).
Ndërkohë, Leo Messi ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos për më së shumti gola, pa penallti. Ata të dy kanë 671 gola pa penallti tani Dhe të mendosh se Messi ka luajtur mbi 140 ndeshje më pak se rivali portugez.
Messi ka shënuar 126 gola në Champions, ndërsa Ronaldo 140, por portugezi nuk luan këtë sezon, kështu që argjentinasi ka shanse të afrohet për të shënjestruar rekordin e golave në këtë kompeticion.