Humbja e pësuar me “poker” golash në shtëpi kundër Club Brugge nuk është pritur mirë nga tifozët e Porto-s. Pre e tyre është bërë trajneri Sergio Conceicao dhe familja e tij.
Në dalje të stadiumit tifozët kanë sulmuar me breshëri gurësh makinën, ku brenda ishte e gjithë familja e Conceicaos, bashkëshortja Liliana dhe dy fëmijët, Rodrigo 22 vjeç dhe Zhoze 7 vjeç.
Gurët thyen xhamat e automjetit dhe goditën një prej fëmijëve të trajnerit, i cili prej 6 vitesh ishte i adhuruar nga ultrasit e “Dragonjve”. Gjithsesi, ndërsa policia ka nisur hetimin e ngjarjes, Conceicaos drejtoi rregullisht stërvitjen e djeshme të Portos.