Thomas Muller ka pranuar se po i mungon Robert Lewandowski. Sulmuesi polak u largua nga “Allianz Arena” në afatin kalimtar të verës, duke nënshkruar për Barcelonën.
Përveç tifozëve dhe të tjerëve në klub, Muller ka pranuar se edhe atij po i mungon Lewandowski, me të cilin kishte një partneritet të shkëlqyeshëm.
“Në disa ndeshje të këtij sezoni kishte situata kur e kapja veten duke menduar se dikur ishte dikush në shtyllën e largët për të luajtur ose për të kapur një moment kur shërben në zonën e penalltisë, me të cilin kërkonit kontakt me sy në krosime”, tha gjermani për “Welt”.
Tutje, 34-vjeçari foli edhe për skemën e re te Bayerni pa një qendërsulmues tipik.
Muller tha se kjo po i duket “tërheqëse dhe interesante”.