NASA ka paralajmëruar se një asteroid i quajtur Asteroid 2022 ST1 I është drejtuar Tokës dhe pritet që të kalojë afër planetit tonë në mbrëmjen e sotme (24 shtator).
Shpejtësia e këtij asteroidi është marramendëse pasi po udhëton me një shpejtësi prej 48,708 kilometra në orë. Asteroidi do të vijë shumë pranë, në një distancë prej 1.5 milionë kilometrash, ose 0.010668 njësi astronomike. Një njësi astronomike është e barabartë me distancën mesatare mes Tokës dhe Diellit, pra 149,597,870.7 kilometra.Asteroidi 2022 ST1 është pjesë e grupit të asteroidëve Apollo. ‘The Sky’ raporton se këtij asteroidi i duhen pothuajse 976 ditë për të përfunduar një orbitë të Diellit, gjatë së cilës distanca më e largët nga Dielli është 454 milionë kilometra dhe distanca më e afërt është 122 milionë kilometra.Së fundmi anija kozmike DART ka marrë një pamje të këtij asteroidi në Dymos. Sipas NASA-s DART do të përplaset qëllimisht në Dimorphos, hënën asteroide të Didymos, më 26 shtator, ndërkohë që asteroid nuk përbën kërcënim për Tokën.
Kjo ngjarje përbën testimin e parë në botë të teknikës së ndikimit kinetik, duke përdorur një anije kozmike për të devijuar një asteroid për mbrojtjen planetare.”
Duke përdorur vëzhgimet e bëra çdo pesë orë, ekipi DART do të ekzekutojë tre manovra korrigjimi të trajektores gjatë tre javëve të ardhshme, secila prej të cilave do të zvogëlojë më tej kufirin e gabimit për trajektoren e kërkuar të anijes kozmike për t’u përplasur.