Një person i humbur në male për 17 ditë pas një tërmeti të fuqishëm në Kinën jugperëndimore është gjetur i gjallë.Tërmeti me magnitudë 6.6 goditi provincën Sichuan më 5 shtator, la të vdekur 93 persona dhe plagosi më shumë se 400.Gan Yu qëndroi prapa për të ndihmuar të tjerët në hidrocentralin ku ishte në detyrë, por më pas u përpoq të shpëtonte përmes terrenit të vështirë, pasi kishte humbur syzet.Sipas BBC, mediat vendase raportuan se ai u gjet i gjallë, por i plagosur nga një fshatar aty pranë.Si u zhduk i plagosuri: Gan dhe kolegu i tij Luo Yong qëndruan prapa në hidrocentralin Wandong më pesë shtator për të dhënë ndihmën e parë kolegëve të plagosur dhe për të ndihmuar në parandalimin e përmbytjeve duke lëshuar ujë nga një digë.
Më pas ata u përpoqën të largoheshin, duke ecur për rreth 20 km në malet përreth uzinës.Por Gan, i cili është ka probleme me shikimin kishte humbur syzet pas tërmetit të fuqishëm.Ekipet e shpëtimit po kërkonin zonën për të mbijetuar dhe dy burrat u përpoqën të sinjalizonin për ndihmë pa sukses.
“Ne i hoqëm rrobat, i mbështetëm në pemë dhe i tundëm”, tha zoti Luo.Më në fund Luo shkoi të kërkonte ndihmë, duke e lënë të plagosurin me një shtrat të improvizuar me myshk dhe gjethe bambuje. Luo u gjet më 8 shtator pasi përdori një zjarr për të tërhequr vëmendjen e shpëtimtarëve. Por në kohën kur streha e ish-shokut të tij u gjet tre ditë më vonë, Gan nuk ishte më atje. Ekipet e shpëtimit zbuluan vetëm veshje të hedhura dhe besuan se ai mund të kishte vdekur nga hipotermia. Këtë javë një fermer që jeton pranë uzinës iu bashkua kërkimit, duke përdorur njohuritë e tij të zonës. Pas disa orësh ai dëgjoi britmat e Gan dhe e gjeti atë nën pemë.Ekipet e shpëtimit arritën më vonë në vendngjarje dhe e dërguan zotin Gan në një spital, ku u trajtua për kocka të thyera.