Më 24 Shtator do të zhvillohet aksioni me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit në qytetet ku për shkak të rreshjeve të dendura javën e kaluar, aksioni nuk u krye!
#BashkohuEdheTi Ta Pastrojmë Shqipërinê sëbashku ♻️🇦🇱 Dita Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
Ndotja e hapsirave urbane, rurale, maleve, fushave, lumenjëve, liqeneve, bregdetit, tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri.
Lëvizja Ta Pastrojmë Shqipërinë sfidon secilin prej jush, që të jeni pjesë e “Ditës Botêrore të Pastrimit” duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup për largimin e sa më shumë mbeturinave në zonën ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë dhe liqene.
Bashkohu Edhe Ti – Mjaftojnë vetëm 4 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë:
📍🛣️ 🚙 Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj;
♻️ 🧹 Pastroni mbeturinat në lagjen, qytetin, fshatin ku ju jetoni ose punoni si dhe në zonat turistike, bregdet, lumenjë e liqene;
✅ 🗑️ Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt;
📷 📹 Bëni foto/video nga aksioni i pastrimit dhe postojini ato ne rrjetet sociale duke përdorur hashtags: