Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, synon të rizgjidhet në këtë post në procesin zgjedhor të kësaj të diele. Ai konkurron me Lula da Silvan, gjithashtu një ish-president i Brazilit në vitet 2002-2006. Politikani i Partisë Liberale publikoi një video në të cilën “ylli” i PSG tregon numrin 22, duke ftuar votuesit të votojnë pikërisht Bolsonaron. E njëjta video u shpërnda më vonë nga Neymar në llogarinë e tij në Tiktok, e cila ratifikon mbështetjen e lojtarit për Bolsonaron në këto zgjedhje presidenciale. Neymar dhe Bolsonaro kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë. Në llogarinë e tij në Twitter, Bolsonaro shkroi një mesazh optimist, ku fjalët rizgjedhje dhe “hexa” (titulli që skuadra braziliane kërkon në Katar) janë kraj njëra-tjetrës.
“Brazili mbi të gjitha! Zoti mbi të gjitha!”, shkroi presidenti në Twitter.