Ditën e sotme është zhvilluar funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II, ku përveç familje mbretërore, pjesmëarrës ishin edhe liderë botërore.Jeta e monarkes së ndjerë, e cila vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, u nderua gjatë një ceremonie funerali të mbajtur në Westminster Abbey më 19 shtator.Referencat simbolike për Mbretëreshën mund u vunë re gjatë gjithë funeralit, me anëtarë të shumtë të familjes, duke përfshirë Kate Middleton dhe Meghan Markle, të veshur me veshje dhe aksesorë që nderonin monarken e ndjerë. Edhe Princesha Charlotte bëri një nderim delikat me një detaj në veshjen e saj.
Më poshtë ju sjellim të gjitha detajet në veshjet e familjes mbretërore dhe në arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II gjatë funeralit, dhe kuptimin e tyre:
Muzika funerale
Gjatë funeralit shtetëror të monarkes së ndjerë më, u luajt një përzgjedhje muzikore e përzgjedhur me kujdes gjatë shërbimit në Westminster Abbey që jo vetëm kanalizoi dashurinë e Mbretëreshës për muzikën, por gjithashtu pasqyroi historinë e familjes mbretërore.Ndër himnet e kënduara në funeral ishte “The Lord’s My Shepherd,” i cili u luajt në dasmën e Madhërisë së Saj dhe Princit Philip.Gjithashtu, kënga “Love Divine, All Loves Excelling” është luajtur në shumë shërbime mbretërore ndër vite, duke përfshirë disa dasma mbretërore.Gjatë shërbesës u këndua edhe himni “O Taste and See”. Fillimisht himni u kompozua nga Ralph Vaughan Williams për kurorëzimin e Mbretëreshës, që u zhvillua në Abbey në vitin 1953.