“Dasma është në fund të shtatorit”! është kjo fjalia që elektrizoi fansat e shumtë të Armina Mevlanit. Blogerja e mirënjohur dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë dashurinë e tyre gati 10-vjeçare në një ceremoni në fund të muajit. Pasi dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit. Lajmin e ka konfirmuar blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi edhe detaje të tjera nga dasma e shumë pritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.
“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020, por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, por datën do ta zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi Armina. Ajo tha se fustanet i ka gati, pasi dasma e çiftit ishte planifikuar që në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Armina tregoi se Vivienne Ëestëood ka qepur një fustan enkas për të. “Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha Mevlani. “Panorama” ka zbuluar detaje të tjera ekskluzive nga ceremonia.
Miqtë e afërt të çiftit kanë pranuar se kanë marrë tashmë ftesën për dasmën e dyshes. Ceremonia do të zhvillohet në periferi të Tiranës dhe gjithçka është organizuar në trajtën e një koktejli. Shkëlzeni dhe Armina kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj të tyre. Menyja e përzgjedhur prej tyre është tradicionale shqiptare, madje edhe pijet do të jenë prodhim i vendit tonë. Është kjo mënyra që çifti ka zgjedhur për të promovuar edhe kulinarinë e vendit tonë në ditën e tyre më të rëndësishme. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, Armina dhe Shkëlzeni do të lidhin martesë në rreth 200 të ftuar. Natyrisht që shumë të ftuar VIP do të jenë në dasmën e tyre. Veç personazheve nga bota e artit, kulturës, në dasmën e dyshes nuk do të mungojnë as figura të politikës. Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj. Teksa njëri është një krijim i Vivienne Westëood enkas për të. Një krijim i personalizuar me stilin e blogurës, që me aq sa dimë, do të ketë disa detaje nga veshja e famshme që Armina Mevlani kishte në Festivalin e Kanës disa vite më parë.
Në të njëjtën linjë do të jetë edhe fustani i saj i nusërisë. Ndërkohë për 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar krijimit të stilistit shqiptar, duke vijuar kështu linjën e ‘Made in Albania’ në ceremoninë e saj. Ceremonia mes miqve dhe të afërmve do të mbahet në ambientet e jashtme të resortit, ku çifti ka përzgjedhur edhe muzikë shqiptare për të festuar, duke preferuar që në ditën e tyre më të lumtur çifti të personifikohet edhe me shijen edhe traditën shqiptare.
Dasma e blogeres dhe Shkëlzen Berishës vjen në prag të 10-vjetorit të lidhjes së tyre. Në këtë marrëdhënie afatgjatë, ata kanë preferuar që t’i bëjnë të gjitha hapat tradicionalisht. Vite më parë, dyshja bëri edhe një ceremoni fejese me familjarët e afërt. Ndaj edhe dasma e tyre nuk kishte se si mos të kishte të njëjtën linjë. E tashmë që dasma e çiftit është pak ditë larg, duket se planet e tyre shkojnë për zgjerimin e familjes. Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. Si çdo herë ndjekësit e modeles janë kuriozë të dinë detaje rreth jetës së saj personale, sidomos në lidhje me partnerin e saj Shkëlzen Berishën. Një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet me sinqeritet ndjekësit. “Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”.
Por ajo që mund të themi është se planet e afërta të Arminës tashmë vërtitet rreth jetës private, por natyrisht që kjo nuk do të thotë se karriera nuk është në fokus të sajin. Çifti pas dasmës do të marrë pak kohë për të pushuar e për të kryer edhe muajin e tyre të mjaltit, ashtu si tradita e do. Por rikthimi në Tiranë do të jetë si gjithnjë i angazhuar me punë. Armina i është rikthyer sezonit të dytë të “Goca dhe Gra”, ku në rolin e saj si moderatorë shpesh ndan detaje nga jeta private.