Ronela Hajati “e ngriti peshë” Tiranën ditën e djeshme në koncertin që u organizua në sheshin “Skënderbej”.
Këngëtarja këndoi disa nga hitet duke e elektrizuar publikun me performancën e saj. Mirëpo para se të dilte në skenë, Ronela njoftoi në Instagramin e saj se nuk ishte në gjendjen më të mirë përsa i përket shëndetit, ndonëse nuk hoqi dorë të jepte maksimumin përpara 40 mijë vetave të cilët ishin mbledhur në shesh.
Edhe gjatë performancës në skenë, në një moment Ronela ndaloi duke u shprehur se ishte e sëmurë, por asgjë nuk e ndalonte të ishte me fansat e saj në atë koncert.
Në një kohë kur Hajati e dominoi skenën e sheshit “Skënderbej” me hite dhe kërcim nën temperaturën 39 gradë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të hamendësojmë si do ishte këngëtarja në 100% e saj?!
Kujtojmë që përpos Ronelës, në shesh performuan edhe Semi Jaupaj, Kida, Efi Gjika dhe protagonistja, Rita Ora.