Nikoll Lesi është dorëzuar përballë faktit se në shtator nuk do të ndodhë asgjë, ndryshe nga sa kishte premtuar opozita.
“Nëse dëgjoje Sali Berishën dhe Ilir Metën në muajin gusht, kur thonin se “shtatori do të jetë zjarr me protesta”, dhe kur shikon se iku gjysma e shtatorit, kupton se opozita nuk ka forcë.
Natyrisht që mbetet më e qartë në raport me pushtetin, pasi koha e Bashës është për t’u harruar sepse protestat dirigjoheshin nga kryeministria, por prapë opozita e sotme akoma nuk ka strategji të qartë.
Njerëzit nga premtimet e tyre ishin përgatitur për në shtator për protesta të mëdha dhe përballje me regjimin, ndërkohë nuk duket asnjë re e zezë fortune opozitare, përveç reve dhe stuhive të motit.
Me sa duket qytetarët e thjeshtë duhet të mbledhin mendjen se nuk do të ketë asgjë serioze, përjashtuar protestave të pjesshme, ku do të thërrasin njerëz sa për të thënë se e zhvilluam një protestë.
PD dhe PL akoma nuk janë sinkron në përballjen me kryeministrin Rama.
PD endet mes pritjes së vendimit të gjykatës së apelit se kush e merr vulën dhe siglën dhe pritjes që SPAK të shkojë të dyert e PL e jo në selinë blu.
Edhe kryeministri Rama e hodhi një qokë drejt PD, duke nxjerrë Taulant Ballën i cili lëshoi mesazhin drejt Berishës se “non gratat” nuk do të hiqen nga deputet, ndërsa do të luftojë për jetë a vdekje me PL dhe Ilir Metën.
Opozita ka dy koka.
Mundet që edhe njerës kokë mund ti interesojë që qeveria të nxisë SPAK-un që t’ia presë kokën tjetër në opozitë!
Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”, shkruan Lesi në gazetën e tij.