I nisur me pretendimin e madh për t’u rikthyer në Superligë, por pas dy ndeshjeve të para në sezonin e ri të Kategorisë së Parë Flamurtari ka vetëm një pikë. Vlonjatët kanë humbur me Luzin dhe kanë barazuar me Peshkopinë, ndërsa kapiteni Andi Ribaj ka dhe arsyen përse rezultatet nuk janë ato që priteshin.
“Normalisht për objektivat që janë vënë nga klubi janë shumë pak pikë, por duhet pritur pak sepse kanë ardhur lojtarë të rinj në fundin e merkatos. Janë 5 lojtarë që janë pjesë e formacionit. Duhet pritur pak që të harmonizohen me pjesën tjetër të ekipit,”-u shpreh Andi Ribaj, futbollist i Flamurtarit.
Sfida e radhës për vlonjatët do jetë kundër Turbinës në transfertë.
“Ne kemi luajtur dy ndeshje miqësore me Turbinën që kanë përfunuar në barazim, por kemi prodhuar shumë me thënë të drejtën. Për nesër jemi shumë të mobilizuar dhe të karikuar që të marrim tre pikë,”- tha Andi Ribaj, futbollist i Flamurtarit.
Këtë sezon në Kategorinë e Parë përveç Flamurtarit janë të tjerë emra të mëdhenj si Dinamo dhe Skënderbeu.