Radha për të parë funeralin e Mbretëreshës Elizabeta II në Londër mund të ndërpritet nëse zgjatet shumë.Lajmi erdhi mes paralajmërimeve se qytetarët që duan ti bëjnë nderimet e fundit mbretëreshës mund të duhet të presin deri në 35 orë pasi kryeqyteti po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të vizitorëve.
Që tani shumë prej qytetarëve janë duke fjetur në trotuare, duke ngritur kampe para se të hapet Downing Street duke thënë se organizatorët në terren do të marrin një vendim se deri në ç’pikë njerëzit që janë në radhë do të lejohen të hyjnë brenda.
Zyrtarët presin që Westminster Hall të ketë kapacitet për gati 350,000 njerëz për të parë arkivolin e Mbretëreshës, pavarësisht nga hapja e vendit për 24 nga ora 17:00 nesër deri në orën 6:30 të mëngjesit të hënën e ardhshme – ditën e funeralit shtetëror.Autoritetet përgjegjëse për organizmin e funeralit vlerësojnë se numri mund të shkojë deri në një milion. Numër, i cili është i krahasueshëm me shifrat për shërbimin e Princeshës Diana në 1997.Kapaciteti hekurudhor është vendosur të rritet deri në 50 për qind në disa linja, për të përballuar fluksin. Përvec ngritjes së kampeve, hotelet kanë parë një rritje të madhe të prenotimeve që nga vdekja e Mbretëreshës të enjten e kaluar.
Çmimet e hoteleve tani janë deri në katër herë më të larta për këtë të diel – një natë para funeralit – krahasuar me një javë më vonë, dhe kërkesa për të qëndruar në Londër gjatë dy javëve të ardhshme është tani në nivelin më të lartë që nga Lojërat Olimpike të 2012-ës.Stacionet e metrosë pranë Pallatit Buckingham tashmë po përjetojnë një rritje të kërkesës. Të shtunën, 29,307 njerëz kaluan nëpër St James’s Park, më shumë se dy herë e gjysmë se totali prej 10,942 një javë më parë.