Ka nisur që dje dhe mesa duket do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, intervista virtuale e Alketa Vejsiut në Instagram me ndjekësit e saj. Moderatorja nuk është kursyer në përgjigje, duke zbuluar shumë detaje të reja. Së fundmi biseda është rrotulluar sërish rreth vajzës së saj, Nikol e cila po rrëmben një vëmendje të madhe në rrjete sociale. Një ndjekës e ka pyetur Alketën se çfarë do të dëshironte ajo të bëhej në të ardhmen e bija. Epo, ndonëse jo televizionin mesa duket Vejsiu i ka trashëguar Nikol dëshirën për biznes.

“Mendoj se do të jetë një business woman e mirë, Niki. Ka lindur për të drejtuar: më drejton edhe mua shpesh herë. Nëse dukem “cool” është prej saj. Ka një shije estetike të lindur që më ndihmon edhe mua shumë. Por këto janë hipoteza. Çdo gjë që do të bëjë, uroj ta dojë fortë,”-u shpreh moderatorja.

“Nuk është gjëja ime!”- u shpreh vajza e Alketa Vejsiut, Nikol Nelo, pak kohë më parë kur u pyet nëse i pëlqen televizioni. Vajza e moderatores po vazhdon studimet në Angli, ku ka shprehur dhe dëshirën për të jetuar në Britani dhe të ketë një biznes të sajin.