Një tajfun i madh po kërcënon Filipinet, ku autoritetet kanë nisur evakuimin e njerëzve nga zonat bregdetare. Tajfuni i kategorisë 3 Noru po udhëton me shpejtësi 195 km/h dhe është drejt Luzonit, ishullit kryesor të vendit, dhe ekspertët e quajtën një “intensifikim shpërthyes”. Stuhia mund të shkaktojë rrëshqitje dheu, përmbytje të mëdha dhe stuhi të rrezikshme, duke përfshirë kryeqytetin Manila. Qeveritë lokale janë këshilluar të evakuojnë njerëzit në zonat me rrezik të lartë.
“Ne kërkojmë nga banorët që jetojnë në zona të rrezikshme që t’u përmbahen thirrjeve për evakuim sa herë që është e nevojshme,” tha shefi i policisë kombëtare Gjeneral Rodolfo Azurin. Shpejtësia e stuhisë u rrit me 90 km/h brenda 24 orëve, dhe parashikuesi i motit Robb Gile i tha AFP se shpejtësia e saj e rritur ishte “e paprecedentë”. Në provincën Quezon, në lindje të Manilës, peshkatarët janë penguar të dalin në det dhe ka pasur raportime për disa zona që kanë mbetur pa energji elektrike. Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7000 ishuj në Oqeanin Paqësor, janë shumë të prekshme nga stuhitë. Rreth 400 njerëz vdiqën kur tajfuni Rai goditi vendin në dhjetor 2021, me ekipet e shpëtimit që përshkruan skenat e “masakërimit të plotë”.