Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it.Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.
Dhe surpriza nuk mbaroi me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të titulluar “Ama”. mPara disa orëve, këngëtarja me anë të një ‘Ask-u’ u përgjigj disa nga kurioziteteve që ndjekësit kanë lidhur me këtë rrugëtim kaq të bukur dhe jo vetëm. Një prej tyre e pyeti bukuroshen nëse ka realizuar ashtu si ndodh zakonisht ndonjë set fotografik gjatë shtatzanise dhe Eni u shpreh që nuk ka realizuar dhe për këtë e ka një arsye!
E para pak javësh, dyshja kanë organizuar ‘babyshower-in’ e bebes dhe njëkohësisht Eni ka festuar dhe ditëlindjen e saj. Këngëtarja ka ndarë me ne disa nga momentet më të bukura nga atmosfera festive.