Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë në një marrëdhënie dashurie së bashku prej disa vitesh tashmë. Ata publikojnë herë pas here foto së bashku ku shfaqen mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Aktori i humorit do të jetë protagonist në filmin “Policë për kokë”, ku do të luajë rolin e një polici naiv.

Mirëpo, Egli do jetë pjesë e këtij projekti?

“Jo, po pse ta marr në film, o njëri o tjetri pra. S’rrinë dy alfa në një film se dy alfa në një këngë rrinë. Po pse ta shfrytëzojmë direkt që tani? Sa ulemi bashkë, vetëm për filmin nuk flasim. Seriozisht, sa herë mbaroj regjistrimin që shkoj të takohemi te shtëpia, kemi 3-4 orë gjithë skenat dhe ajo gjithmonë në fund ka një llaf të vetin, “po mos ma trego se e mora vesh”.-tha aktori në një intervistë për “Jo vetëm modë”.

Më herët ata kanë folur për marrëdhënien e tyre dhe kanë treguar për fillimet e tyre.

Egli si fillim tregoi se ka qenë fanse e Olsit, me rolet e tij në “Portokalli”, e sidomos me rolin si “Kimikati”.

Olsi nga ana tjetër u shpreh se ka patur shumë interes për ta njohur Eglin por tha me shaka se i është dashur tetë muaj për ta bërë për vete.

“Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”- u shpreh Olsi.