Ukraina pretendon se ka rimarrë më shumë se 1,000 km katrorë  territor në jug dhe lindje të saj nga Rusia javën e fundit.Presidenti Volodymyr Zelensky tha se zona ishte “çliruar” si pjesë e një kundërofensive që nga 1 shtatori.Më shumë se 20 fshatra në rajonin e Kharkiv janë rimarrë.Forcat ruse kanë kundërshtuar disa nga përparimet, të cilat nëse konfirmohen do të shënonin një fitore të rëndësishme për Ukrainën.Në një postim të veçantë në Facebook, ushtria e Ukrainës pretendoi se vetëm në tre ditët e fundit trupat e saj kishin avancuar 50 km.Nëse verifikohet, kjo do të shënonte lëvizjen më të shpejtë të vijës së frontit që nga tërheqja e shpejtë e forcave ruse nga pozicionet përreth kryeqytetit, Kiev, në mars.