Rafael Leao dhe Theo Herandez janë dy nga titullarët më të rëndësishëm për Stefano Piolit, dy lojtarë me shumë klas, protagonist absolut në titullin e “djallit”.

La Gazzetta dello Sport nuk është mjaftuar me kaq, por ka sjellë për lexuesit disa statistika që vërtetojnë impaktin e dy lojtarëve në radhët e Milan.

Nga 518 driblime që ekipi i Milan ka zhvilluar deri më tani 30% të tyre i kanë bërë dyshja Leoa-Theo, 164 driblime në total. Leao është lojtari më driblues me 109 të tilla, i ndjekur nga Theo me 55.

Kjo është dhe dyshja që kanë krijuar më shumë raste, 59 Theo dhe 54 Leao. Të dy janë dy titullarët e pa prekshëm deri më tani. Pioli duhet të bëjë mirë llogaritë në këtë javë të Serie A pa Rafael Leao, i ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e fundit, atë kundër Sampdoria-s.