Merkatoja ka mbaruar tashmë, por Partizani nuk resht së menduari për të forcuar skuadrën. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se të kuqtë kanë arritur marrëveshjen me Stiven Havales. 19-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe është stërvitur me ekipin e parë prej rreth dy javësh, teksa në ditët e fundit drejtuesit janë bindur për t’i ofruar një kontratë.

Ai është me origjinë greko-australiane dhe si futbollist është rritur në kontinentin e largët. I riu ka luajtur me moshat e Melburn Viktori, ku më parë është aktivizuar Besart Berisha. Aventura e fundit e tij është me Bazel U-19.