Ka nisur procesoni i arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, ai është duke u larguar nga Pallati i Holyroodhouse dhe do të mbërrijë në Katedralen e Shën Giles ku do të qëndrojë 24 orë.Rruga nga Pallati në Katedralen e Shën Giles ku është drejtuar procesioni është zakonisht rreth 20 minuta në këmbë. Por udhëtimi pritet të zgjasë jo më pak se gjysmë ore, duke u dhënë turmave të njerëzve që kanë mbushur rrugët një shans për të bërë nderimet e tyre përgjatë “Royal Mile”.Ndërkohë, Mbreti Charles III bashkë me vëllezërit e motrat e tij po ecin pas makinës, e cila mban arkivolin e Mbretëreshës.Kur Mbretëresha vizitoi për herë të parë Skocinë si sovrane në 1953, Edinburgu ishte i mbushur plot. Sot, gati 70 vjet më vonë, njerëzit kanë dalë sërish në rrugë, por kësaj radhe, për t’i dhënë lamtumirën.