BRITANI E MADHE- Është zyrtare! Liz Truss është kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, e cila mundi në këtë garë Rishi Sunak. Truss arriti të fitonte garën brenda Partisë Ponservatore, duke zëvendësuar Boris Johnson. Ajo grumbulloi 81.326 vota, kundrejt 60 399 votave të marra nga kandidati tjetër konservator Sunak.
Në fjalimin e saj të fitores, Liz Truss tha se ishte nder që ishte zgjedhur në krye të konservatorëve. Ajo vlerësoi kundërshtarin e saj në këtë betejë, Rishi Sunak. Po ashtu, Truss vlerësoi qëndrimin e ish-kryeministrit Boris Johnson përballë Vladimir Putin, që ia doli të çonte deri në fund Brexit-in dhe që ia doli të mundësonte vaksinën kundër Covid.
Ditën e nesërme ajo do të vizitojë Mbretëreshën Elizabeth, Balmoral, ku pritet të marrë miratimin për të formuar qeverinë e saj. Megjithatë, ndonëse u shpall fituese, votat nuk kanë qenë bindëse. Që kur Partia Konservatore ndryshoi rregullat e saj të brendshme zgjedhore në 2001, asnjë lider nuk ka marrë më pak se 60%. Truss siguroi 57% të votave të anëtarëve, krahasuar me Boris Johnson që mori 66.4% të votave në 2019, David Cameron 67.6% në 2005 dhe Lain Duncan Smith 60.7% në 2001.
Truss vjen në vend të Boris Johnson. Ky i fundit dha dorëheqjen në muajin korrik pasi u dorëhoqën më shumë se 50 anëtarë të qeverisë së tij. Kryeministrja e re do të duhet të përballet me një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.Kush është Liz Truss?
Liz Truss e lindur në 26 korrik 1975, prej vitit 2021 mbulonte rolin e Sekretares së Shtetit për Punët e Jashtme, Cromuelthit dhe Zhvillimin. Ndërsa nga 2019-2021 ishte ministër për gruan dhe mundësisë së barabartë, anëtare e parlamentit anglez prej vitit 2010 deri në 2021. Truss është gruaja e gjashtë që do të shërbejë në këtë pozicion në Britaninë e Madhe. Ajo vazhdoi studimet për Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit, ku ishte aktive në politikën studentore – fillimisht për Liberal Demokratët, përpara se të kalonte te Konservatorët. Pas diplomimit, ajo punoi si kontabiliste në kompaninë e naftës dhe gazit Shell, si dhe në kompaninë e telekomunikacionit Cable & Wireless. Ajo u martua me kolegun e kontabilistit Hugh O’Leary në vitin 2000. Ata kanë dy fëmijë.