Duket sikur beqar më i ri, Leonardo DiCaprio, po kalon ditë të mira pas ndarjes së tij nga modelja Camila Morrone këtë javë. Fituesi i ‘Oscar-it’ mbajti një profil të ulët ndërsa mbërriti në klubin e natës të New York, ‘The Ned NoMad’ të martën mbrëma për pak argëtim në mesjavë.

Është raportuar se DiCaprio, 47 vjeç dhe Morrone, 25 vjeç, u ndanë pas katër vitesh së bashku. Ata nuk ishin fotografuar së bashku që nga fundjava e 4 korrikut. Burimet thanë për ‘Page Six’ se ylli i “Wolf of Wall Street” festoi me disa modele, duke përfshirë vajza rreth 21 dhe 23-vjeçare.

Aktori ishte i veshur me të zeza ndërsa mbërriti në klubin e Manhattan-it vetëm. Ylli i Hollywood u pa duke bërë një hyrje të shpejtë vetëm disa ditë pasi lajmi për ndarjen e tij doli në media.