Së fundmi, Wanda Nara konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga futbollisti Mauro Icardi. Mesa duket, Icardi nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe së fundmi futbollisti 29-vjeçar ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me 35-vjeçaren duke e quajtur toksike. Në mesazhet e publikuara Wanda e pyet se ku ishte, pse vendosi të dilte shëtitje dhe të mos qëndronte me fëmijët. Icardi i përgjigjet se nuk është i detyruar të japë shpjegim, sepse ishte Wanda ajo që e la
Ndërsa Wanda i thotë se ai duhet t’i kërkojë të falur.
“Sa toksike je”, i përgjigjet futbollisti.
Kujtojmë se çifti kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Pas kësaj ndarje, Nara ka bërë një veprim të çuditshëm, duke bërë “follow” në Instagram Maxi Lopez.
Top Albania Radio shkruan se Lopez dhe Nara ishin dikur në një lidhje. Por gjithçka ndryshoi shumë shpejt kur Icardi dyshohet se kishte një lidhje me Wanda-n kur ajo ishte e martuar me Lopez. Kujtojmë se Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.
Rikujtojmë, se Mauro dhe Wanda prej muajsh kanë në qendër të mediave botërore. Pas thashethemeve për divorcin, të kompletuara me audion dhe mohimin e saj të menjëhershëm për të, një “bombë” e re erdhi nga Argjentina. Sipas mediave, në fakt, ish-bashkëshortja e Maxi Lopez e ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një tjetër futbollist i cili mbi të gjitha është i martuar.