Para ndeshjes mes Israelit dhe Shqipërisë, në krahun e kundërshtarëve ka plasur skandali. Mediat e vendit të tyre po diskutojnë prej disa orësh një tematikë që e ka kapluar për shkak të Eran Zahavit. Një lojtar shumë i njohur edhe për tifozët shqiptarë, në saj të të kaluarës, kryesisht për përplasjen me Etrit Berishën. Por çfarë ka ndodhur? Ylli i Maccabi Tel Aviv ishte thirrur për dy ndeshjet e shtatorit, me Shqipërinë dhe miqësoren me Maltën.Të gjithë u surprizuan teksa Zahavi mungoi në listën e lojtarëve që janë gati për takimet e shtatorit. Trajneri i Israelit, Hazan, i la të gjitha pa fjalë teksa tregoi arsyen e mungesës së Zahavit. Sipas tij, ky futbollist ka kërkuar që të ishte i vetëm në dhomën e hotelit ku do të qëndronte dhe jo me shokët e tjerë të skuadrës, pasi sipas tij, e pengonte para ndeshjes.

“Jam shumë i befasuart edhe unë”, u shpreh tekniku i Israelit që shpjegon se te rregullat nuk përjashtohet askush.