Fabricio Korsi është ndër admiruesit më të mëdhenj dhe një nga ata që e njeh më mirë Kristjan Asllanin.Edhe pse Inzagi nuk po i beson ende mesfushorit që ka luajtur në total 24 minuta këtë sezon, presidenti i Empolit, ish-skuadrës së elbasanasit, ka vetëm fjalë të mira për 20-vjeçarin.

“Pika e fortë e Asllanit, përveç faktit që luan mirë me të dyja këmbët, është fakti që nuk e ndjen presionin.

Nuk e vuan peshën e fanellës që mban, motiv për të cilin nuk ka probleme përshtatjeje në ambientet e reja, siç mund të kenë lojtarët e tjerë”, u shpreh Korsi në një deklaratë që hedh poshtë zërat që mund ta lidhin mosaktivizimin e Asllanit me problemet e përshtatjes dhe moshën e re.