Duket se ka pasur një krisje të marrëdhënieve mes trashëgimtares së Top Channel, Lori Hoxhës dhe fituesit të BBV, Ilir Shaqirit. Fillimisht u tha se Ilirin do e shihnim në jurinë e “Dancing with the stars”, por më pas u konfirmua se balerini kishte pranuar ftesën për të qenë në jurinë e “Dance with me” në TV Klan.
Së fundmi Lori ka hequr nga ndjekësit e Instagramit Ilirin dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe balerini. Kështu është konfirmuar që mes tyre ka pasur një krisje të marrëdhënieve. Ndërkohë, Lori ka vendosur që në krye të jurisë së Dancing With The Stars të vendosë balerinin e njohur, Kledi Kadiu. Ajo e ka konfirmuar përmes një postimi në Instastory, ku ka falenderuar Kledin që pranoi ftesën e saj. Lori ka treguar edhe mënyrën se si është njohur me balerinin dhe që ishte pikërisht babai i saj, Dritan Hoxha që i ka prezantuar para shumë vitesh.
“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjecare kur im atë “detyronte” mua dhe Sarën te udhëtonim çdo dite pas shkolle për tu ushtruar te akademia e tij e baletit në Romë. Ne fjalët e tij, Kledi ishte balerini me i mire shqiptar dhe ne nuk mund te shkonim diku tjeter. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia te para me të ka qënë pikërisht në nje nga studiot e baletit teksa une dhe dhjetra vajza e djem pergatiteshim per shfaqje. Ai erdhi per të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja syte që te kuptoja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi. Si cdo balerine aty (por ndoshta pak dhe prej deshirës për protagonizëm që më karakterizonte ne adoleshence) doja te bija në sy te “balerini i famshëm i Mediaset”. Në te gjithe madhështine e tij me modestinë me te madhe ai nuk ngurroi te me jepte atë që për cdo balerine eshte esenciale: te dali e para. Sot, 16 vite më vone suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megithatë rrethana jone nuk eshte me e njejte. Une nuk kërcej me (jo prej deshires por stafi i Dancing with the stars Albania nuk me do per ogur te mire ne premieren e tij) dhe ai nuk eshte ketu per te me gjykuar mua. Ai pranoi ftesen time dhe te Sara Hoxhës per te na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë qe unë ngulmoja që pas fitores time ne 2014 ta kisha pjesë të Top channel dhe qe Sara po e sjelle ne jetë me nje skuadër fituesish si ne skene ashtu edhe në prapaskene”, ka shkruar Lori.